19 Prill 2024

WhatsApp arrin 600 milionë përdorues

New York, 25 gusht - Aplikacioni i njohur dhe tepër i përdorshëm edhe në vendin tonë, WhatsApp, po vazhdon e po rritet me hapa shumë të shpejtë, dhe këtë rritje e konfirmoi vetë shefi dhe themeluesi i aplikacionit të famshëm, Jan Koum, i cili tha se shërbimi i mesazheve me aplikacionin që ka krijuar tashmë përdoret nga plot 600 milionë përdorues aktivë mujor, në mbarë botën.

Ky aplikacion, u ble nga Facebook në muajin shkurt të këtij viti për një shumë prej 19 miliardë dollarësh. Në fakt, duket si një investim tepër i mirë pasi shifrat e fundit tregojnë se aplikacioni po vazhdon të udhëheq në tregun e aplikacioneve dhe shërbimeve që bëjnë të mundur dërgimin e mesazheve mobile.

Jo më shumë se para 14 muajsh, WhatsApp, kishte vetëm 250 milionë përdorues aktivë, ndërkohë që sipas të dhënave të fundit, që prej muajt prill janë shtuar plot 100 milionë përdorues të rinj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)