26 Prill 2024

Microsoft, Windows 9 mbërrin në 30 shtator

Nju Jork, 25 gusht - Pritet të lançohet më 30 shtator Windows 9, versioni më i ri i softwaret të Mikrosoft. Këtë gjë e shkruan blogu i specializuar The Verge.

Versioni i ri i sistemit operativ për kompjutera, që pritet të quhet “Threshold”, do të “ringjalli” tërë menynë start dhe do të përfshijë gjithashtu integrimin e Cortana, një asistent vokal zëri i cili u përdor në prill nga Mikrosoft në smartfonët për të konkurruar me sistemin Siri të Apple.

Windows 9 mund të jetë fillimi i një platforme globale në të cilën pritet të konvertohet dhe në Windows Phone (sistemin operativ për telefona) dhe Windows RT (për tableta).
Versioni i mëparshëm i sistemit operativ për kompjuterë, Windows 8, e cila shënoi një ndryshim radikal në softwarin popullor, u lançua në fund të tetorit të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)