24 Prill 2024

Sony Xperia M2 Aqua, telefoni që i reziston ujit

Tokio, 21 gusht - Quhet Sony Xperia M2 Aqua, telefoni më i ri i kompanisë së njohur Sony, i cili ka si karakteristikë rezistencën ndaj ujit.

Pra me pak fjalë, ky është një telefon i cili i mbijeton qëndrimit në ujë për një kohë të pa limituar.

Sony Xperia ka marrë çertifikimin IP68, që do të thotë se përveç ujit ky telefon është i mbrojtur edhe ndaj pluhurit.

Karakteristikat e tjera të këtij telefoni janë të njëjta me atë të telefonit Xperia M2.

Ai ka një ekran Qaud HD 48 inç, fuqizohet nga procesori Snapdragon 400 me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.2 GHz, ka kartën grafike Adreno 305, 1GB RAM dhe bateri me kapacitet 2,300 mAh.

Xperia M2 Aqua ka kamera 8 megapiksel me sensorin Exmor RS dhe stabilizuesin e videove HDR dhe SteadyShot, si dhe mund të regjistrojë video me rezolucion 1080 pikselë.

Telefoni ka gjithashtu edhe 8GB hapësirë të brendshme dhe ofron mbështetje për kartën microSD për më shumë hapësirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)