26 Prill 2024

LG prezanton dy smartfonët e saj më të rinj

Seul, 21 gusht - LG lanson dy modelet e smartfonëve të rinj LG Fino dhe LG Bello të shënjestruar për tregun e telefonëve 3G.

LG Fino përmban Android 4.4.2 Kit Kat dhe ka karakteristika të UX që rrjedhin nga LG G3. Disa nga karakteristikat e G3 UX janë një fjalëkalim i personalizuar, smart keyboard e cila minimizon gabimet në të shkruar në 75%.

LG ka një ekran 4.5 inç WVGA, 480×800 pixel, procesor quad-core 1.2 GHz , 1 GB RAM, 4 GB memorie, dy kamera, njëra 8 megapixel dhe tjetra 0.3 megapixel dhe bateri 1300mAh.

LG Fino ka përmasa 127.5×67.9×11.9 mm dhe do të jetë ngjyrë të bardhë, floriri, të zezë, të kuqe dhe jeshile.

LG Bello ka një ekran FWVGA 480×854 pixel, procesor quad-core 1.3GHz, 1 GB RAM, memorie 8 GB, dy kamera 8 dhe 1 megapixel dhe bateri 2540 mAh.

Përmasat janë 138.2×70.6×10.7 mm dhe do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe floriri.

LG Fino dhe LG Bello do të fillojnë të hidhen në treg këtë muaj duke filluar që nga Amerika Latine, Europa, Azia, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)