26 Prill 2024

Londra planifikon 5G-në

Londër, 28 korrik - Kryetari i Londrës, Boris Johnson ka premtuar se kryeqyteti anglez do të ketë shpejtësinë mobile 5G deri në vitin 2020.

Si pjesë e planit të gjerë të Londrës prej tani e deri në vitin 2050, Johnson premton se do të sjellë 5G në Londër për 6 vjetët e ardhshëm.

Kjo duket e vështirë pasi që rrjeti 5G është ende në hapat e parë. Universiteti i Surreyt është i përfshirë në projekt që të sjellë shpejtësi më të madhe të internetit, por tani ende nuk dihet se si do të jetë 5G.

Pasi u raportua më herët se Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me Korenë e Jugut për zhvillimin e 5G-së dhe me synimin e shtetit aziatik se do të lansojë 5G në vitin 2020 duket se premtimi i Johnsonit mund të bëhet realitet për 6 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)