25 Prill 2024

iPhone 6 del në treg më 19 shtator

New York, 22 korrik - Dy modelet 4.7 inç dhe 5.5 inç të iPhone 6 pritet të dalin në treg në 19 shtator të këtij viti.

Pajisja iPhone 4.7 inç sipas burimit në fjalë do të ketë një çmim prej 850 dollarë, ndërsa modeli me ekran më të madh prej 5.5 inç do të ofrohet për 1012 dollarë.

Historikisht kjo datë nuk është surprizë sepse iPhone 5S u lançua më 20 shtator dhe iPhone 5 më 21 shtator.

Apple tashmë ka dërguar iPhone 6 në kompanitë mobile kineze si China Mobile dhe China Unicom për të testuar konektivitetin 4G LTE të smartfonëve. Modeli me ekran 4.7 inç raportohet të ketë një rezolucion prej 960 x 1704 pixels. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)