26 Prill 2024

Google me skuadër për të ndaluar sulmet në internet

New York, 16 korrik - Google ka njërin nga bizneset më të mëdha në botë. Sidoqoftë, kjo kompani nuk është se ka imunitet ndaj hakerëve (më së tepërmi njihen sulmet e pranuara nga hakerët kinezë dhe NSA-ja).

Si pasojë, Google ka bërë përpjekje në muajt e fundit për të rritur sigurinë e vet të brendshme, e po ashtu edhe të bëjë përmirësimin e sigurisë përgjatë tërë internetit. Përpjekja më e fundit dhe më e madhja deri tani është “Project Zero”.

I paraqitur zyrtarisht gjatë ditës së martë në blogun e sigurisë online të Google, përpjekja është një skuadër e re e inxhinierëve të sigurisë që është përkushtuar për të reduktuar dobësitë e “ditës zero” përreth tërë uebit. Dobësitë e “ditës zero” iu referohen atyre vrimave në softuerë dhe shërbime që ende nuk janë arnuar, duke iu mundësuar hakerëve që t’i shfrytëzojnë ato.

Ato mund të paraqiten në programe ose uebfaqe të caktuara, ose në standarde të zakonshme softuerike që përdoren përgjatë shumë uebfaqeve, siç ishte rasti me vrimën Heartbleed, që ishte ndoshta njëra nga shfrytëzimet më të përhapura të këtij lloji. Vetë Google ishte prekur nga Heartbleed dhe është duke punuar për të identifikuar dhe kryer largimin e vrimave të ngjashme të sigurisë përpara se hakerët të mund të marrin përparësi nga shfrytëzimi i tyre.

Por Projekti Zero synon të shkojë përtej asaj dobësie të madhe. Siç shkruan Chris Evans nga Google në një postim në blog për projektin: “Ne nuk jemi duke vendosur ndonjë kufi të caktuar në këtë projekt dhe do të punojmë për ta përmirësuar sigurinë e çfarëdo softueri të varur nga një numër i madh i njerëzve.” Sapo skuadra e inxhinierëve të Google ta gjejë një dobësi të re, ajo do të njoftojë kompaninë e prekur ose organizatën së pari.

Por pasi kompania e prekur të lëshojë një arnim, Google do ta postojë atë dhe vrimën në një bazë publike të të dhënave, kështu që të gjithë përdoruesit e partnerët e kompanisë mund të arnojnë sistemet e tyre. Google thotë që në mënyrë aktive është duke bërë punësime për këtë projekt. Nëse shkon siç Google shpreson, atëherë sulmet e ditës zero përreth uebit do të mund të ishin më të pakta dhe më të largëta, që do të mund të ishte më mirë për biznesin e kompanisë dhe për të gjithë online.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)