18 Prill 2024

Studentët nga Shkupi në vendin e parë në garën e NASA-s

Shkup, 15 prill - Studentët shqiptarë nga Shkupi kanë zënë vendin e parë në një garë të organizuar nga NASA në Maqedoni.

Të votuar nga 150 pjesmarrësit në garë, ata u zgjodhën si projekti më i mirë konkurrues duke u kualifikuar në garën globale me të rinj nga 100 shtete të botës.

Udheheqësi i sektorit për media pran LSU ECA, Ubejd Jashari ka bërë të ditur se fituesit janë pjesë e ekipit të formuar nga organizata LSU DECA (Suad Saliu, Blerant Ramadani, Artan Rahmani, Visar Zejnullahu dhe Jovan Andonov).
 
Jashari ka theksuar se ata punuan për 48 orë pothuajse pandërprerje deri sa realizuan aplikacionin fitues.

“Projekti në të cilin kemi punuar ka qenë një aplikacion i cili do t’ua lehtësojë njerëzve në përgjithësi udhëtimin në vende te reja, sidomos në vende të cilat janë pak të disponueshme”, thanë ata në një njoftim për gazetën “Illyria” mbrëmë në darkë. “Do t’u ofrojë shkencetareve informata më të hollësishme rreth disa cilësive të fushave të tyre të hulumtimit”, ka pohuar ai.

Aplikacioni Android sipas tij ofron një hartë të gjithë globit dhe i jep mundësinë gjithëkujt që të kontribuojë duke shtuar të dhëna e përshtypje duke pasuruar informacionin për të gjthë.

“Me këtë arritje, ne futemi në garen globale, me gjasë për të fituar një udhëtim për në Florida, dhe për të parë nisjen e raketave për në hapësirë”, thotë për gazetën tonë Suad Saliu, kryetar i LSU DECA, lidhjes së studentëve shqiptarë pranë Universitetit “Kirili dhe Metodij”, në Shkup.

“Kjo është arritje e madhe për shqiptarët por edhe për organizatën tonë”, tha ai, duke shtuar se organizata që vepron në kuadër të Universitetit “Kirili dhe Metodi”, nuk i ka mbushur ende 3 muaj jetë por ka arritur një sukses të rëndësishëm\", ka thënë Saliu.

Të rinjtë falenderojnë më këtë rast të gjithë pjesëmarrësit që votuan për projektin e tyre fitues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)