29 Mars 2024

LG sjell ekranin QHD në modelin e ardhshëm

Nju Jork, 15 prill - LG e ka konfirmuar. se modeli i saj më i ri i telefonit do të ketë rezolucion më të madh dhe densitet më të madh të pikselëve në krahasim me modelet rivale të telefonave nga Apple, Samsung apo HTC.
 

Sipas Engadget, LG e ka konfirmuar se rezolucioni i ekranit të telefonit të saj të madh do të jetë 2560 me 1440, i njohur si QHD, ndërsa modeli i telefonit të kompanisë aziatike pritet të jetë gjenerata e tretë e linjës LG, G3.

Edhe pse kompania nuk ka dhënë më shumë detaje për telefonin, raportet e shumta sugjerojnë se bëhet fjalë për modelin e ri i cili do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.5 inç, për ti dhënë telefonit një densitet prej 530 pikselëve për inç.

Për krahasim, iPhone i Apple vjen me 326 ppi, Samsung Galaxy S5 ka 432 ppi, ndërsa HTC One (M8) ka densitet prej 441 ppi.
Në gusht të vitit të kaluar, LG kishte thënë se teknologjia e re ekranit QHD do të mundësojë krijimin e pajisjeve më të lehta, më të holla dhe më të ndritshme, për ti bërë faqet në zoom të plotë të duken më mirë.

Ende nuk dihet koha e lansimit të modelit të ri të telefonit nga LG, edhe pse kompania muajin e kaluar e kishte prezantuar modelin e fundit, G Pro 2. Megjithatë, pritjet janë që G3 të vijë në verë apo vjeshtë të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)