29 Mars 2024

Mbahet takimi i parë i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana

Prishtinë, 21 shkurt - Në Ministrinë e Financave sot u mbajt takimi i parë i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana, i themeluar me vendim të Ministrit të Financave Avdullah Hoti më datë 15.02.2017.

TMakimi i sotëm i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana ishte takim informues me qëllim të informimit të anëtarëve lidhur me punën dhe përgjegjësitë e grupit. Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe masat të cilat do të jenë pjesë e pakos fiskale 2.0
 
Grupi Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana është vazhdimësi e Grupit të më hershëm dhe ka për qëllim analizimin dhe shqyrtimin e kërkesave të ngritura nga komuniteti i bizneseve dhe dhënien e rekomandimeve për Ministrin për veprim të mëtutjeshëm drejt zgjidhjes së tyre.

Kryesues i Grupit Këshillëdhënës për Tatime dhe Dogana do të jetë Behxhet Haliti nga Departamenti i Politikave Ekonomike ndërsa sekretare teknike e grupit do të jetë Lindita Toçi. Anëtarët tjerë të grupit do të jenë përfaqësues nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)