19 Prill 2024

Promovimi i politikave fiskale parakusht për zhvillimin e bizneseve

Prishtinë, 23 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Zëvendësministri Agim Krasniqi pritën sot në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës.

Në këto dy takime, u diskutua rreth përmbajtjes së Pakos Fiskale 2.0 dhe njëkohësisht falënderuan ata për rekomandimet e tyre për ta pasuruar këtë pako me masat shtesë.

Me këtë rast u theksua se krijimi dhe promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës se Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe  përfaqësuesi i Shoqatës e Vlerësuesve të Kosovës duke falënderuar udhëheqësit e Ministrisë së Financave për pritjen dhe bashkëpunimin me bizneset, i paraqitën propozimet e tyre që sipas tyre do të ishte mirë që të përfshihen në këtë pakon fiskale 2.0.

Ata gjithashtu theksuan se iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Financave  për politikat e reja fiskale, vijnë si rezultat i kërkesave  dhe nevojave të parashtruara nga bizneset. Po ashtu, ata u shprehën të bindur se këto masa do të ndikojnë në rritjen e punësimit në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)