29 Mars 2024

Imeri e Mejzini bisedojnë për harmonizimin e bizneseve pasive

Prishtinë, 28 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri priti në takim drejtorin e ARBK-së, Gazmend Mejzini me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit, si dhe efektet e punëve të përbashkëta që janë zhvilluar deri më tani.

Gjatë këtij takimi u fol për vazhdimin e mëtejmë të reformave mes këtyre dy institucioneve, në mënyrë që të bërit biznes në Republikën e Kosovës, të jetë në përputhje me praktikat më të mira të vendeve evropiane.

Me theks të veçantë u diskutua për numrin unik të biznesit, harmonizimi i listave të bizneseve pasive dhe raporti i Bankës Botërore për ambientin e të bërit biznes, ku Kosova është ranguar në pozitën 60 nga 190 ekonomitë (vendet) botërore që vlerëson ky raport.

Ndërsa, indikatori “pagesa e tatimeve”  ka  pozicionuar ATK në pozitën 43 apo 34 pozita më lartë se sa në vitin e kaluar,  ku ishte në pozitën 77.

Gjithashtu, u vlerësua mbështetja nga Banka Botërore, në arritjen e synimeve të të dyja institucioneve në formimin e ekspertizës së nevojshme. Nga ky takim palët u dakorduan që gjatë ditëve në vijim të mbahet një punëtori, në të cilën do të diskutohet dhe qartësohen hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)