28 Mars 2024

Ndërtohen 38 shtëpi për komunitetet në komunën e Ferizajt

Ferizaj, 26 tetor - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Qazim Rahmani, i shoqëruar nga përfaqësues të organizatës ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’, znj.Violeta Thaqi dhe Vesa Batalli, është takuar sot me strukturat komunale të Ferizajt. Ai është pritur nga kryetari i komunës, Muharrem Svarqa dhe nenkryetari për komunitete, Asllan Kryeziu.

Në takimin me kryetarin Sfarqa, zv/ministri Rrahmani ka biseduar për gjendjen e komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptas.

Të trija palët u dakorduan që në vitin 2017 të fillojë ndërtimi i 38 shtëpive për komunitetet në Ferizaj, me ç’rast do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi trepalësh, MPMS, Komuna e Ferizajt dhe organizata  ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka falënderuar zëvendësministrin Qazim Rahmani dhe organizatën ‘Voice of Roma, Ashkanli and Egiptian’, për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shumë konstruktiv me komunën e Ferizajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)