18 Prill 2024

Bashkëpunimi rajonal elementi kyq për zhvillimin socio-ekonomik

Beograd, 26 tetor - Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija, po merr pjesë në punimet e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Regjional (RCC) në Beograd.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësi i KIE, Shpend Balija, ka theksuar se në Kosovë, KIE në bashkëpunim me Ministritë e linjës janë të përkushtuar në përmirësimin e ambientit të biznesit, kështu duke mundësuar harmonizimin e ligjeve dhe heqjen e barrierave për investitorët e huaj.

\"Ky kontribut është një vlerë e shtuar për Kosovën, por edhe për rajonin, duke pasur parasysh se konvergjenca ekonomike e rajonit në tërësi  kundrejt vendeve të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet të ndodhë sa më parë në mënyrë që edhe standardi i jetesës të ngritet sa më parë për qytetarët. Zhvillimi socio-ekonomik është mënyra më e mirë për të krijuar stabilitet afatgjatë në rajon, por kjo duhet të ndodhë me një dinamikë më të përshpejtuar” - është shprehur Balija.

Takimi i Këshillit (RCC) ndër të tjera, ka për qëllim diskutimin se si të përmirësohen politikat rajonale dhe ato kombëtare të secilit shtet për të themeluar bashkëpunim të mirëfillët dhe të qëndrueshëm për ta përmirësuar ambientin e të bërit biznes dhe për të tërhequr sa më shumë investime të huaja direkte (IHD).  
 
Republika e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC – Regional Cooperation Council) u lançua zyrtarisht më 27 shkurt 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore.  Roli kryesor i RCC-së është që të gjeneroj dhe koordinoj projekte zhvillimi si dhe të krijojë një klimë politike të tillë që do të mundësonte një përparim të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror në EJL, prej të cilit të mund të përfitojë e gjithë popullsia në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)