25 Prill 2024

Dhoma e Posaçme lejon likuidimin e Kooperativës Bujqësore “Visoqa”

Prishtinë, 19 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes së cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI143 Kooperativa Bujqësore “Visoqa”, me seli në Budrikë të Epërme komuna e Vitisë.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë Kooperativë Bujqësore (KB), ndërsa Dhoma e Posaçme përmes Aktvendimit e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit edhe për KB-në e lartcekur.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të procesit të likuidimit për këtë subjekt Agjencia do t’i dërgoj te institucionet relevante ashtu siç parashihet me Ligjin për AKP-në.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)