25 Prill 2024

Hapet linja kontaktuese per bizneset ne procedura doganore

Prishtine 30 shtator - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se nga sot të gjitha kompanitë të cilat janë në procedura doganore të ndryshme mund të thërrasin për të shprehur interesimin apo ndonjë vërejtje lidhur me lëndët e tyre në Doganën e Kosovës.

Njësia kompetente e doganës është e ngarkuar me detyrë që të pranoi të gjitha thirrjet dhe në të njëjtën kohë të ofroi sqarime dhe informata të nevojshme për këto procedura.

Numrat kontaktuese janë: Telefoni  038 540 856 dhe orari i pranimit të thirrjeve është nga 08:00 deri në 18:00 nga e Hëna deri të Shtunën.

Dogana është e përkushtuar të lehtësoi edhe më tej procedurat e importit dhe eksportin, prandaj ftojmë bizneset që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i adresojnë përmes këtij numri.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)