20 Prill 2024

Plikot me kupon fiskal dorëzohen nga 1 tetor deri me 4 nëntor

Prishtinë, 29 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës, njofton qytetarët rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për TM3/2016 (tremujorin e tretë 2016).

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për TM3/2016, fillon nga data 01 Tetor 2016 deri me 31 Tetor 2016.

Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.
 

Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 Tetor 2016 deri me 04 Nëntor 2016.

ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)