19 Prill 2024

Lansohet Investometri, platforma për investime kapitale

 Prishtinë, 28 shtator - Instituti për Politika Zhvillimore, (INDEP) lansoi platformën elektronike investometri.com. Platforma synon të rrisë transparencën e komunave Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas në raport me investimet kapitale.

Investometri mëton të shërbejë si një mjet informimi dhe monitorimi i qytetarëve të cilët duke përdorur përparësitë e teknologjisë informative mund të bëhen pjesë e vendimmarrjes në komunitetin ku jetojnë.

Lansimi i platformës investometri.com u bë në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësuesve të komunave partnere dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në fjalën e saj hyrëse, Learta Hollaj, hulumtuese e lartë dhe menaxhere operacionale theksoi rëndësinë që qytetarët të kenë më shumë informata për investimet kapitale në fshatrat, lagjet dhe komunat e tyre.

“Ajo çfarë e bënë këtë projekt të veçantë është koncentrimi i informatave në nj vend dhe fakti që ato janë paraqitur në mënyrë vizuele dhe të kapshme për shfletuesit e internetit”, tha ajo.

Ajo më tej tha që Investometri mund të quhet edhe Premtimometër sepse do të monitorojë implementimin e projekteve që janë zotuar se do të realizohen. Ajo sqaroi se në këtë fazë përzgjedhja e këtyre komunave është bërë në mënyrë që të merret nga një komunë që qeveriset nga katër partitë kryesore.

Në panelin diskutues ishte edhe Xhevat Tafa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Në fjalën e tij, z. Tafafalenderoi INDEP-in për punën e bërë në lansimin e platformës dhe shprehu mbështetjen e Ministrisë për realizimin e projekteve të tilla që synojnë rritjen e transparencës së komunave dhe nga i cili përfitojnë direkt qytetarët.

“Ky projekt është i mirëseardhur dhe i rëndësishëm tani që ne jemi në fazën e realizimit të indikatorëve të performancës për komuna dhe shpresoj ta zhvilloni edhe më tej” – tha Tafa.

Për të pranishmit, platformën INVESTOMETRI.COM e prezantoi z. Dardan Abazi, hulumtues në INDEP. Ai paraqiti elementet kryesore që përbëjnë platformën, informatat që mund të merren dhe planin për ta promovuar atë tek qytetarët.

“Platforma në formën e tanishme ka përfshirë komunat Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas dhe ka për qëllim të rrisë transparencën, informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje” – tha ai. Më tej ai vuri në dukje karakterin dinamik të platformës e cila për vetëm tre muaj ka arritur në stadin e tanishëm. “Platforma është vazhdimisht në rritje dhe për të kemi ambicie të mëdha” – tha z. Abazi.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje përgëzuan INDEP-in për punën dhe dhanë inputet e tyre për të pasuruar edhe më tej platformën. U shkëmbyen përvojat e tyre në raport me punën me komuna dhe u shpreh gatishmëria që të bashkohen përpjekjet me INDEP dhe të rritet bashkëpunimi. Lansimi i platformës investometri.com është pjesë e projektit ”Investometri – më shumë transparencë dhe llogaridhënie ndaj shpenzimeve publike për investime kapitale në nivelin lokal” mbështetur nga NationalEndowmentforDemocracy (NED).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)