29 Mars 2024

Oda Ekonomike Evropiane avokate e odave ekonomike të rajonit

Prishtinë, 28 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim krerët e Odave Ekonomike të vendeve të rajonit. 

Në takim u diskutua lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit në sferën e ndërmarrësisë dhe ekonomisë ndërmjet Kosovës, vendeve të rajonit dhe odës ekonomike evropiane, si ombrella e ekonomisë evropiane. 

Kryetari Veseli tha se Kosova po punon që të krijojë kushte që bizneset e saj të bashkëpunojnë më ngushtë me ato të rajonit, në mënyrë që të krijojnë kushte dhe zhvillim më të madh ekonomik, si dhe për hapjen e perspektivës ekonomike për biznese të reja.  

Përfaqësuesit e odave ekonomike e falënderuan kryetarin Veseli për pritjen dhe për gatishmërinë e ofruar për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.

Arnoldo Abruzzini, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike Evropiane, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe gatishmërinë për ti ndihmuar odat ekonomike. 

 Ai tha se Oda Ekonomike Evropiane do të jetë një avokate e odave ekonomike të vendeve të rajonit në raport me Bashkimin Evropian. 

Pas takimit me krerët e odave ekonomike të vendeve të rajonit, kryeparlamentari Veseli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale dhe vizitoi disa kompani vendore e të rajonit që po prezantonin produktet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)