19 Prill 2024

Thaçi mbështet bashkëpunimin e odave ekonomike të rajonit

Prishtinë, 28 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të kryesuar nga Sekretari Gjeneral i Asociacionit të Odave Evropiane të Ekonomisë dhe Industrisë, “Eurochambres”, Arnaldo Abruzzini, të përbërë edhe nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, si dhe nga Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh, me të cilët bisedoi për të arriturat në bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Presidenti Thaçi u shpreh se ekonomia është çelës për paqen dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

“Ka kaluar koha e nacionalizmit. Qytetarët duan paqe, zhvillim, mirëqenie”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërkaq, Sekretari Gjeneral i “Eurochambres”, Abruzzini, theksoi se bashkëpunimi rajonal është kyç për zhvillim dhe e përgëzoi presidentin Thaçi për të arriturat e Kosovës dhe rajonit në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se institucionet shtetërore të Kosovës mbështesin nismat për bashkëpunim ekonomik rajonal dhe inkurajoi thellimin e këtij bashkëpunimi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)