18 Prill 2024

FMN: Emigracioni mund të ofrojë përfitime të rritjes ekonomike

Washington, 28 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbrojti të martën tezën e përfitimeve ekonomike nga emigracioni pavarësisht sfidave, në një moment ku fluksi i emigrantëve po shkakton një polarizim në rritje në Evropë dhe në SHBA.

“Emigracioni mund të shkaktojë tensione sociale dhe reagime të ashpra politike në vendet pritëse, por eksperienca në të kaluarën ka treguar se ata mund të ofrojnë përfitime në aspektin e rritjes ekonomike, të produktivitetit dhe kurës kundër plakjes së popullsisë”, bën të ditur një raport i FMN-së.

“Një rritje në pikë përqindje në raportin midis emigrantëve dhe popullsisë në moshë madhore të vendeve pritëse mund të rrisë prodhimin e brendshëm (PBB) për frymë me dy për qind në një periudhë afatgjatë”, sipas këtij raporti të publikuar përpara asamblesë së përvitshme të FMN-së javën e ardhshme.

Fondi konstatoi se një integrim sa më i shpejtë i këtij kontigjenti të ri të popullsisë është “vendimtar” dhe duhet të mbështetet nga masa që mund të jenë të kushtueshme në një periudhë afatshkurtër për vendin pritës si ndihmë në zotërimin e gjuhëve të huaja, arsimim, trajnime e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)