29 Mars 2024

Ministria e Financave mbanë takimin për portfolion me BERZH-in

Prishtinë, 27 shtator -  Për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore Ministria e Financave, ka filluar të organizojë takime të rregullta, të përbashkëta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës.

Ditë më parë Ministria e Financave ka mbajtur takimin me KfW-në, ndërsa sot mbajti takimin me BERZH-in.

Në këtë takim u diskutua për procesin e implementimit të projekteve me Kreditorët përkatës konkretisht për projektet me BERZH-in.

Ky është takimi i parë me këtë institucion të rëndësishëm financiar. Gjatë takimit të udhëhequr nga zëvendësministri Agim Krasniqi në të cilin  morën pjesë përfaqësuesit nga Zyra e BERZH-it në Kosovë u diskutua për portfolion me  BERZH-in ku rëndësi ju kushtua projektit për rehabilitimin e hekurudhës dhe projektit të rrugëve regjionale. 

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave  të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)