19 Prill 2024

FMN-ja ftohu euforinë ekonomike të Bullgarisë

Sofje, 24 shtator - Gjatë dhjetë ditëve të fundit në Sofje ishte një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar me në krye Reza Bakir.

Misioni duhej të kontrollonte se çfarë është gjendja e ekonomisë, çfarë është situata në bankat në vend, të cilat sapo i kishin kaluar testet e stresit, si zhvillohen reformat, si zhvillohet lufta kundër ekonomisë së zezë dhe korrupsionit, çfarë është gjendja e financave publike. Faktikisht ekspertët duhej t’i bënin një pasqyrë të tërësishme dhe vlerësim ekonomisë dhe financave të Bullgarisë.

Sipas FMN-së gjatë disa viteve në vijim rritja ekonomike do të vonohet me 2.5 për qind dhe kjo – për shkak të disa shkaqeve kryesore. I pari është se shumë prej reformave të rëndësishme strukturore nuk janë filluar, ose nuk janë mbaruar dhe duken të harruara. Shkaku i dytë janë problemet gjithnjë e më të mëdha para biznesit në kërkimin e krahut të kualifikuar të punës.

Arsimi nuk është i nivelit të domosdoshëm dhe nuk ofron punonjës të përshtatshëm për nevojat e biznesit. Përveç kësaj specialistët më të kualifikuar tashmë janë larguar nga vendi, ose janë duke u përgatitur për t’u larguar, duke kërkuar kushte më të mira të jetesës. Në Bullgari mbeten njerëzit me kualifikim të ulët, të cilët nuk janë motivuar, me kompetenca elementare.

Një problem tjetër, i cili e vonon rritjen ekonomike në të ardhmen e afërt, është niveli i pabarabartë i zhvillimit të regjioneve në Bullgari. Dhe me të vërtetë, ka të tilla të cilat janë kolosë të vërtetë të biznesit dhe të tilla ku biznesi kufizohet në ushqimoren e lagjes. Kjo mungesë bilanci është shoqëruar me sektorin e madh të ekonomisë së zezë, i cili nuk paguan as tatime, as sigurime.

Dhe në fund si një përfundim logjik i kësaj piramide prej problemesh, është korrupsioni i të gjitha niveleve i autoriteteve qendrore dhe vendore, i cili e shkurajon dhe e dëmton biznesin, duke e ndryshuar në një mënyrë të padrejtë funksionimin e konkurrencës së lirë.

Ky është një problem, i cili do të zgjidhet shumë vështirë. Për këtë flet fakti se ligji i ri kundër korrupsionit, për të cilin ka pritje shumë të mëdha, tashmë një vit nuk mund të miratohet për shkak të ndeshjes së interesave në Parlament. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)