29 Mars 2024

Greqia mund të rifillojë pensionet për minoritarët

Athinë, 31 korrik - Mjetet greke të informimit njoftuan se një Qarkore e Sekretarit të Përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore greke i hap rrugën personave të moshës së tretë, pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri ,të aplikojnë për pensionet nga Instituti grek i Sigurimeve OGA.

Aplikimet ishin ndërprerë nga Qeveria greke pas një Memorandumi financiar me kreditorët e huaj në kuadër të paketave shtrënguese fianciare. Ndonëse Ligji u miratua Qershorin e vitit të shkuar ai nuk kishte gjetur zbatim prej mungesës së akteve nënligjore.

Shuma e pensionit mujor që pjesëtarët e pakicës greke marrin është 260 Euro deri më 30 shtator 2016 dhe nga 1 tetori i vitit 2016 pensionet do të rriten dhe do të arrijë shumën e plotë të 360 eurove në muaj. Këto pensione i përfitojnë personat që kanë mbushur 67 vjec mbi bazë të disa kritereve të përcaktuara nga autoritetet greke.

Nga burime të shtypit grek vlerësohet se rreth 18.000 pjesëtarë të pakicës greke mund të përfshihen në skemën e pensionit nga Enti grek i Sigurimeve Agrare, OGA.

Ndërkohë Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të viteve të punës për pensionet. Një marrëveshje e tillë do t`i vinte në ndihmë disa mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi prej vitesh. Emigrantët detyrohen të paguajnë sigurimet edhe në Greqi edhe në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)