16 Prill 2024

Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar të ndihmoj zhvillimin e biznesit në vend

Prishtinë, 28 korrik - Ministri Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizitoi edhe Komunën e Ferizajt ku u takua me kryetarin e kësaj komune Muharrem Sfarqa ku edhe u njoftua nga Kryetari  Sfarqa për zhvillimet ekonomike, të arriturat në inkasimin e borxheve të akumuluara vite më parë si dhe për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune.

Me këtë rast Ministri Hoti tha se Komuna e Ferizajt është shembull për të mirë edhe për komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet biznesi nga udhëheqësit komunalë  dhe po ashtu ai shprehi përkrahjen e tij për kryetarin  Sfarqa  për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune  të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në këtë Komunë.

Gjatë qëndrimit të ministrit Hoti në  Ferizaj së bashku me Kryetarin e kësaj Komune Muharrem Sfarqa dhe drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe Kompanintë “Eurometal” dhe “Ferplast” ku u njoftuan nga afër për prodhimet e tyre,  tregun e punës së tyre si dhe plasimin  e prodhimeve të tyre jashtë Kosovës.

Me këtë rast  ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj që të krijojë kushte sa më të mira për bizneset në vend  si mjeti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovë.

Po ashtu Ministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizituan edhe Regjionin e ATK-së Ferizaj ku u pritën nga menaxheri i këtij regjioni Avdi Jakupi nga i cili edhe u njoftuan për zhvillimet në ATK në Regjionin i Ferizajt, ku sipas të cilit ATK në Ferizaj po shënon suksese të njëpasnjëshme  e sidomos në qasjen e re atë të edukimit të tatimpaguesve për njohjen e legjislacionit tatimorë të Kosovës ku ky edukim po ndikon pozitivisht edhe në të hyrat tatimore.

Ndërsa ministri Avdullah Hoti  u shpreh para të pranishmëve se Informatat nga Menaxheri Jakupi janë shumë inkurajuese dhe ju përgëzoj për rezultatet e arritura.

Ai gjithashtu tha se suksesi arrihet vetëm duke i edukuar tatimpaguesit  sepse ky është edhe objektiv i ri Qeverisë së Kosovës për ti sqaruar bizneset për formën dhe mënyrën e trajtimit të ligjeve.

Gjithashtu ministri Hoti kërkoi nga të pranishmit që të punohet edhe në fushën e fiskalizimit si  mjeti më i mirë për të luftuar ekonominë joformale në Kosovë.                         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)