29 Mars 2024

Komunat me obligime të papaguara dhe me më pak të hyra nga tatimi në prone

Prishtinë, 26 korrik - EC Ma Ndryshe ka publikuar infografika me disa të dhëna rreth performansës buxhetore të Komunave që i monitoron. Të dhënat buxhetore përfshijnë progresin në shpenzimet kapitale, të hyrat nga tatimi në pronë dhe obligimet e papaguara për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës, sikurse edhe të Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit, Mamushës dhe Shtërpcës.

Të dhënat e prezantuara në infografika janë nxjerrë nga Raporti vjetor financiar për vitin 2015 i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.

Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatoj nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë. Indeksi i Transparencës paraqet një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)