29 Mars 2024

BERZH deri më tani i ka dhënë Kosovës 204 milion euro

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Presidentin e BERZH-it Suma Chakrabarti. Në këtë takim u bisedua për kontributin, marëdhënie e mira ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it si dhe vazhdimin e bashkëpunimit financiar ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë për impementimin e projekteve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen nga BERZH-i për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe mbështetja e skemës për garantimin e kredive.

Ministri Hoti duke i uruar mirëseardhje në Kosovë Presidentit të BERZH-it Chakrabarti falënederoi atë dhe Institucionin të cilin ai drejton për gadishmerinë për të ndihmuar Kosovën përmes invesitmeve në projekte të rëndësishme për vendin si dhe shprehi nevojën për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.

Ai gjithashtu e njoftoi Z. Chakrabarti për procesin buxhetor, për të hyrat, politikat fiskale, bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme tatimore, për hapat që po merrë Qeveria e Kosovë për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për masat të cilat janë marrë për të  luftuar ekonominë jo formale të cilat kanë ndikuar dukshëm edhe në rritjen e të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ministri Hoti gjithashtu tha se ne jemi anëtarë i ri në BERZH dhe si i tillë deri më tani kemi marrë mbështetje kreditore në vlerë prej 204 milion euro për projekte të ndryshme për përmirësimin transportit hekurudhorë,  rrugorë dhe trafikun urban. Po ashtu jemi duke identifikuar edhe fusha të tjera të cilat  përmes projeteve do ti imlementojmë në bashkëpunim me BERZH-in dhe  falenderoj z. Chakrabarti për gadishmërinë  e tij për të rritur bashkëpunumin edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu shprehi bindjen se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it do të vazhdoj sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit në BE.

Ndërsa Presidenti e BERZH-it Suma Chakrabarti, duke falenderuar Ministrin Hoti për pritjen vlerësoi lartë dhe mjaft pozitiv bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it. Ai gjithashtu shprehi gadishmërin e Institucionit të cilin ai drejtonë për të rritur edhe më shumë bashkepunimin në fushat të cilat krijojnë një perspectivë integruese të Kosoves në BE si dhe në fushat të cilat ndikojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.​

Ai gjithashtu shtoi se dëshira ime është që në Kosovë të shohë biznese private të zhvilluara,  sepse zhvillimi i këtij sektori është e vemja rrugë zhvillimore e një vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)