20 Prill 2024

Vendet e G20-s zotohen për të forcuar rritjen ekonomike

Chengdu, 25 korrik - Zyrtarët e financave të ekonomive kryesore të botës janë angazhuar për të nxitur rritjen e ngadaltë të ekonomisë globale dhe për të pakësuar ndikimet negative të largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi dyditor në Chengdu të Kinës Perëndimore, përfaqësuesit e vendeve të G20-s u shprehën edhe kundër proteksionizmit tregtar. Kjo çështje ka dalë në pah, pasi kandidati republikan për president të ShBA-së Donald Trump është shprehur për kufizimin e hyrjes në tregun amerikan.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Britania, Gjermania dhe vende të tjera të G20-s u zotuan të përdorin shpenzimet, politikën monetare dhe reformat rregullatore për të forcuar rritjen ekonomike. Ato u shprehën për shtimin e komunikimit e të bashkëpunimit, por pa njoftuar ndonjë veprim të përbashkët.

Në një konferencë shtypi, sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew tha se e ardhmja e ekonomisë globale mbetet \"e papërcaktuar\":

\"Ka pasur mjaft diskutime për ekonominë globale, sidomos në periudhën e referendumit të muajit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar. U ra gjerësisht dakord që tregjet financiare të mbeteshin të qëndrueshme dhe që reforma financiare t\'u shtonte elasticitetin institucioneve financiare. Mendimi i përgjithshëm është se e ardhmja mbetet e papërcaktuar me rënien e vazhdueshme të kërkesës.\"

Lew theksoi se tani ka konsensus të gjerë që ekonomia globale ka nevojë për rritje dhe jo për masa shtrënguese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)