26 Prill 2024

Bashkëpunimi në mes ATK dhe Administratës së të hyrave në Turqi

Prishtinë, 22 korrik - Administrata Tatimore Kosovës, që nga themelimi saj në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim të mirë dhe me interes të lartë me Administratën e të Hyrave të Turqisë, për zhvillimin e ATK-së.

Bashkëpunimi ka qenë  kryesisht në marrjen e përvojave në fusha të ndryshme, përfshi shërbimin ndaj tatimpaguesve, trajnimeve edhe përmes Qendrës Ndërkombëtare të Tatimeve - OECD në Ankara, trajtimin e Marrëveshjeve për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, procesin e fiskalizimit të bizneseve dhe në fusha tjera.

Në mënyrë të veçantë nga viti 2012, përkrahja nga AHT është rritur për zhvillimin e projektit të Qendrës së Thirrjeve të ATK-së.

Nga data 18 deri 22 Korrik 2016, në ATK ka qëndruar një delegacion me dy eksperte, me mision për përkrahje në hartimin e kërkesave të modulit më të avancuar për zhvillimin e thirrjeve hyrëse, thirrjeve dalëse dhe sistemin e Vlerësimit të Perfromancës së stafit të Qendrës së Thirrjeve në ATK.

Gjithashtu, gjatë misionit është diskutuar për hartimin e kërkesave për menaxhimin e thirrjeve, si dhe zhvillimi i modulit të menaxhimit më të lehtë të pyetjeve, ku do të mund të krijohet në bazë e të dhënave me pyetjet nga tatimpaguesit, e quajtur “Trungu i Pyetjeve”.

Në një takim te veçantë, delegacionin nga Turqia e ka pritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtorët, duke i falënderuar për përkrahjen dhe interesimin për rritjen e bashkëpunimit me interes të përbashkët, në zhvillimet e ardhshme tatimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)