29 Mars 2024

UNDP dhe MPMS ndajnë grante të vetë-punësimit në Mitrovicë

Mitrovicë, 1 korrik - Sot, në Mitrovicë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ndau 39 grante për të përzgjedhurit e fazës së dytë të Programit të Vetëpunësimit.

Ky program ofron mbështetje financiare prej 3,000 deri 5,000 Euro dhe shërbime të mentorimit për fillimin e bizneseve të reja. Këto biznese do të veprojnë në sektore të ndryshme me potencial për zhvillim.

Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së granteve, Ministri Abrashi pohoi se “sot iu ka ndryshuar jeta për të mirë 39 familjeve kosovare.”

Lari Peltonen, Sekretari i Parë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i Ambasadës së Finlandës në Kosovë shprehi falënderimin ndaj institucioneve të Kosovës, gjegjësisht Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për “përkushtimin e plotë të treguar për të mbështetur programe aktive në Kosovë, të cilat janë të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe zbutjen e papunësisë.”

Znj. Yllka Gërdovci, analiste e Programit në UNDP, u shpreh se UNDP ka mbështetur MPMS në implementimin e shumë programeve aktive të tregut të punës, me një bashkëpunim më shumë se 10 vjeçar:

‘Këto programe kanë treguar se në rast se përdoret qasja e duhur në shërbime publike të punësimit, dhe incetivat e duhura për sektorin provat, atëhere mund të shohim ndryshime të cilat kanë ndikim pozitiv në rritjen e mirëqenies së njerëzve në Kosovë”.
 
Programi i vetëpunësimit ka filluar implementimin gjatë vitit 2015, për të zgjeruar programet aktive të tregut të punës, të implementuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen e UNDP-së.

Objektivi kryesor i Programit është t’ju japë mundësi të papunëve të regjistruar në zyra të punës të krijojnë ndërmarrje të reja.

Gjate vitit 2016, gjithsej 264 punëkërkues aplikuan me idetë e tyre të biznesit nëpër zyrat e punësimit në rajonin e Mitrovicës. 100 kandidatët me idetë më të mira u përzgjodhën për t’u trajnuar si të zhvillojnë planet e tyre të biznesit.

Pas një procesi konkurues, 39 plane të biznesit të paraqitura u shpërblyen me asistencë financiare dhe mentorim të vazhdueshëm. Deri më tani ky program ka mbështetur 82 biznese të reja.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)