20 Prill 2024

Obama paralajmëron pasoja në ekonomi pas Brexit

Washington, 30 qershor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian “ngre shqetësime afatgjate për rritjen ekonomike globale”.

Ai tha se dalja e Britanisë nga blloku “do të ngrijë mundësitë e investimeve atje apo edhe në Evropë në përgjithësi”.

Obama i bëri thirrje kryeministrit britanik dhe udhëheqësve të tjerë të BE-së që të sigurojnë proces të rregullt të largimit të Britanisë.

Ai i bëri këto komente në një samit të liderëve të Amerikës Veriore në Otavë.

Në referendumin e 23 qershorit, qytetarët britanikë kanë votuar për të dalë nga BE-ja, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi.

Të mërkurën, liderët e BE-së i kanë kërkuar Britanisë që të respektojë parimin e lëvizjes së lirë të njerëzve nëse do që të vazhdojë qasjen në tregun e përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)