19 Prill 2024

Abrashi kërkoi qasje rajonale në nxitjen e punësimit të të rinjve

Sarajevë, 29 qershor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po qëndron për vizitë në Sarajevë, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Punësim dhe Platformën e Çështjeve Sociale.

Konferenca është organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe është përkrahur nga Drejtoria e Përgjithshme për Punësim dhe Çështje Sociale e Komisionit Evropian.

Ministri Abrashi ishte pjesë e panelit të diskutimeve për nxitjen e punësimit të të rinjve.

Gjatë prezantimit të tij, ministri Abrashi theksoi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet Kosova, duke prezantuar hapat të cilat janë marrë nga MPMS për nxitjen e punësimit të të rinjve.

Në këtë kontekst, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës, theksoi përkrahjen në subvencionimin e pagave, granteve për vetëpunësim, programin e trajnimit në punë si dhe punësimin jashtë Kosovës përmes procesit të migrimit legal.

Ministri Abrashi, kërkoi gjithashtu qasje të përbashkët të regjionit në krijimin e mundësive komparative rajonale, në krijimin e një qasje të përbashkët karshi trajnimit profesional, dhe hartimin e projekteve të përbashkëta të punësimit, për qasje ndaj fondeve të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)