18 Prill 2024

Austria do të forcojë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Vjenë, 28 qershor  - Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Austri, sot është pritur nga  Ministri i Financave të Austrisë Hans Jӧrg Schelling dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti.

Gjatë këtij takimi u diskutua për Marrëveshjen e Eliminimit të tatimit të dyfishtë me Austrinë,  rreth se cilës janë duke u zhvilluar negociatat si dhe për mundësinë e tërheqjes së investitorëve austriak që të investojnë në Kosovë.

Ministri Avdullah Hoti falënderoi Ministrin Schelling për pritjen dhe gatishmërinë e tij dhe të shtetit austriak  për ta ndihmuar  Kosovën, si në aspektin politik ashtu dhe atë ekonomik. Me këtë rast ministri Hoti e njoftoi homologun e tij austriak për proceset buxhetore dhe financiare nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai gjithashtu gjatë takimit theksoi se është koha për të intensifikuar bashkëpunimin bilateral financiar mes dy shteteve me theks të veçantë për Marrëveshjen mbi Kredinë e Butë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për progresin e projekteve të cilat tashmë financohen përmes kësaj kredie,  të cilat projekte po lehtësojnë jetën e qytetareve të Republikës së Kosovës nëpër komuna të ndryshme.

Ndërsa, ministri i Financave të Austrisë Hans Jorg Schelling, falënderoi Ministrin Hoti për vizitën dhe për përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy Ministrive, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)