23 Prill 2024

Ligji për faljen borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016

Prishtinë, 28 qershor - Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton se Raportet e dërguara nga institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike deri më tani kemi këtë gjendje të borxheve të pasqyruara për periudhën 2000-2008 ku deri më tani janë falur borxhet në shumën prej 136,618,369.76 Euro për personat përfitues.

Ndërsa nga fillimi i zbatimit të ligjit për faljen e borxheve publike e deri më tani janë inkasuar të hyra në shumën prej 20,526,290.24 Euro.

Kurse, nga raportet e ofruara nga institucionet relevante borxhet e mbetura për periudhën 2000-2008 janë në shumën prej 295,128,590.66 Euro si subjekt i faljes për përfituesit e mundshëm deri në shfuqizimin e ligjit.

Në këto të dhëna nuk janë përfshirë borxhet ndaj KEK-ut.

Me këtë rast, Komisioni Koordinues Ndërinstitucional për Faljen e Borxheve njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë borxhe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, Doganës, Tatimit në Pronë  si dhe ndërmarrjeve publike, se Ligji për faljen borxheve shfuqizohet më 3 shtator 2016.

Prandaj, ftohen qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë afat të mbetur kohor dhe të kontaktojnë me Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet publike për të lidhur marrëveshje  për faljen e borxheve publike ndaj tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)