28 Mars 2024

Osmani takohet me Presidentin e Auditimit të Malit të Zi

Prishtinë, 28 qershor - Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur sot në vizitë bilaterale,  Milan Dabovic, President i Senatit dhe bashkëpunëtorët e tij, Nikola Kovaçeviç, anëtar i Senatit dhe Marija Zugic, udhëheqëse e Divizionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të  Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi.  

Osmani, i ka njoftuar mysafirët për mandatin dhe aktivitetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në funksion të rritjes së efikasitetit të administratës publike, menaxhimit të mirë dhe kontrollit në shpenzimin e parasë publike. Ai po ashtu i ka njoftuar mysafirët nga Mali i Zi për përkrahjen institucionale dhe raportet me Parlamentin dhe Qeverinë si partnerët kryesorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat me qëllim të rritjes së llogaridhënies në administratën publike të Kosovës.

Osmani ka shprehur interesimin e tij për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimin e përvojave me institucionin e auditimit të Malit të Zi si dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet simotra të vendeve fqinje.

Presidenti i Senatit të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi, z. Milan Dabovic uroi z.Osmani për detyrën e re si Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi interesimin e tij për të vazhduar dhe thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Zyren Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai shprehu bindjen që të dy institucionet mund të mësojnë shumë nga përvojat reciproke dhe ofroi mbështetjen e plotë të Institucionit Suprem të Auditimit të Malit të Zi për shkëmbime institucionale. 

Me theks të veçantë janë diskutuar modalitetet e përkrahjes së Kosovës për pjesëmarrje dhe anëtarësim në strukturat e INTOSAI dhe EUROSAI. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)