28 Mars 2024

22 për qind e bizneseve synojnë të zhvendosen nga Britania

Londër, 28 qershor - Rreth 50 udhëheqës të kompanive britanike synojnë të spostojnë një pjesë të aktivitetit të tyre dhe dy të tretat vlerësojnë se zgjedhja e \"Brexit\" është negative për sipermarrjet e tyre, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar sot.

Instituti i Drejtorëve, federatë britanike e krerëve të sipërmarrjeve, ka zhvilluar një sondazh me më shumë se një mijë prej anëtarëve të tij.

Sipas sondazhit, 64% e krerëve mendojnë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është negative për aktivitetin e tyre.

Një e katërta (24%) mendojnë që të ngrijnë punësimin dhe më shumë se një në pesë (22%) mendojnë të zhvendosin aktivitetin e tyre.

Në një tribunë të publikuar në të përditshmen \"Times\", drejtoresha e përgjithshme e organizatës më të madhe të sipërmarrësve britanikë, CBI (Konfederata e Industrisë Britanike), ka gjykuar se “impakti i vendimit mbi \'Brexit\' nuk duhet të nënvleftësohet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)