29 Mars 2024

Kontabilistët dhe Auditorët promovojmë specializimin profesional

Prishtinë, 27 qershor - Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) organizon sot forumin e parë për profesionistët e fushave të ndryshme me qëllim që të promovojmë specializimin profesional të individëve.

Forumi “Specializimi Profesional – Domosdoshmëri për Zhvillim Ekonomik” do të bashkojë përfaqësues nga komuniteti i biznesit, organizatat, politik-bërësit dhe punëkërkuesit  që të diskutojnë rëndësinë e trajnimit profesional për zhvillim ekonomik kombëtar.

Gjatë këtij forumi do të mbahen panele diskutimi ku në District Club gjatë tërë ditës do t’i ketë shtandet promovuese nga biznese e organizata profesionale.  

Edhe pse akterë të ndryshëm në Kosovë kanë hap diskutimin mbi këtë çështje ka aq shumë zëra të padëgjuar nga shumë fusha të cilët duhet të ofrojnë zgjidhje dhe të jenë pjesë e saj.

Bazuar në këtë, ShKÇAK dëshiron ta promovojë ngritjen e kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme relevante për zhvillim ekonomik si në: kontabilitet, auditimi, turizëm, ndërtimtari, arkitekturë, inxhinieri, metalurgji, farmaci, si dhe shumë fusha të tjera.

Përpjekjet e përbashkëta në mes të politikbërësve, institucioneve, shoqatave të edukimit profesional, fuqisë punëtore dhe bizneseve janë esenciale për të gjetur mënyra për krijimin e planprogrameve adekuate të trajnimit profesional duke iu përshtatur nevojave të tregut të punës.

Përpos promovimeve në shtande dhe sesioneve paralele, do të mbahet paneli mbi edukimin profesional me temën “Në funksion të zhvillimit ekonomik përmes ngritjes së kapaciteteve profesionale” dhe paneli për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit për shënimin e 15 vjetorit të ShKÇAK “Roli i Kontabilitetit dhe Auditimit në mbrojtje të interesit publik” ku të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëseardhur që ti adresojnë të gjitha çështjet lidhur me edukimin profesional më gjerësisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)