27 Prill 2024

Hapet Panairi që do të punësojë mbi 1000 të rinj

Prishtinë, 31 maj - Me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nën organizimin e Odës  Ekonomike Gjemano-Kosovare, sot u hap Panairi i Punësimit “Diaspora - Investimet dhe Punësimi.”

Në këtë panair, kompanitë gjermane kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me kompani vendore, të realizojnë projekte që pritet të hapin deri në dhjetëra mijëra vende të reja punës këtë vit dhe vitin vijues.

Në hapje të panairit, Ministri Abrashi falënderoi kompanitë gjermane dhe kompanitë vendore për interesin e tyre në projekte, përmes të cilave hapen vende të reja të punës për të rinjtë nga Kosova.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në hapjen e Panairit të Punës, që është organizuar nga Oda Ekonomike e Gjermano-Kosovare e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Diasporës, Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME) dhe Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM).

Në ceremoninë e hapjes së panairit, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, theksoi se kjo ngjarje e rëndësishme, e cila tregon mundësinë e rritjes së punësimit, ka bërë që të zgjojë interesim të madh për të gjithë të rinjtë që kanë ardhur për t’i parë mundësitë e punësimit në kompani të ndryshme. 

Ajo më tej potencoi se ne si Qeveri e Kosovës na mbetet që të vazhdojmë të përmirësojmë ambientin e biznesit dhe vendosjen e rendit dhe ligjit. Ministrja Bajrami, po ashtu i përgëzoi të gjithë që sot me të vërtetë kemi një vazhdim të ofertës dhe kërkesë në tregun e punës.

“I inkurajoj të gjithë të rinjtë që të shkollohen dhe të profilizohen në profesione që sot kompanitë i kërkojnë për të cilat ka mungesë tregu i punës”, përfundoi fjalimin ministrja Bajrami, duke dhënë edhe mesazhin e saj inkurajues për punësime të reja.

Panairin e ka përshëndetur edhe koordinatori i Programit për Migrim dhe Zhvillim, Benjamin Wosten. Ai e ka vlerësuar një ditë të shënuar për Kosovën dhe të rinjtë, të cilët sot mund të përfiftojnë një vend pune. Me këtë rast, Wosten ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë me MPMS-në dhe Odën Ekonomike Kosovaro-Gjermane, për organizimin e suksesshëm të këtij panairi.

Panairi është  mbështetur edhe nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Diasporës dhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)