Abrashi: Që nga nesër, 1020 vende të lira pune
Prishtinë, 30 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet një Facebook ka bërë me dije se në Panairin e Punës, që mbahet nesër, do të ofrohen 1020 vende të lira të punës.
1020 vende të lira pune. As më shumë as më pak, rrafsh 1020 vende të lira pune (deri më tani) nesër në ofertë. Panairi i punës: 31 maj, hotel Emerald, ora 9. Faleminderit DIMAK Kosovo. Suksese!, ka shkruar ai.