18 Prill 2024

Sfidat e komunave për të siguruar qëndrueshmëri financiare

Prishtinë, 30 maj - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me OJQ POLIS organizon tryezë diskutimi me temën “Sfidat nga krijimi i komunave të reja dhe potencialet e komunave për të siguruar qëndrueshmëri financiare”.

Në këtë tryezë do të diskutohet në lidhje me kapacitetet e komunave ekzistuese në Kosovë për të siguruar qëndrueshmëri financiare dhe ekonomike.

Ndërlidhur me këtë, do të synohet të diskutohet edhe për iniciativat e disa lokaliteteve në Kosovë, të cilat tashmë kanë paraqitur kërkesën për t’u themeluar Komunë dhe ndikimi që mund të ketë në komunën amë.

Në këtë tryezë pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, Kryetarët e Komunave të Gjilanit, Lipjanit e Shtimes, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave, Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësues të lokaliteteve që synojnë të marrin statusin e Komunës si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Tryeza do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Restaurant Centrum – salla e konferencave, në Lipjan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)