28 Mars 2024

ATK, ndërmerr masa për shkelësit e ligjit të Lojërave të Fatit

Prishtinë, 27 maj - Bazuar në informacione të pranuara nga qytetaret, drejtoria e Lojërave të Fatit në kuadër të ATK-së, sot  në bashkëpunim me  sektorin e Akcizës në Doganën e Kosovës, ka  bërë kontrollimin e  disa subjekteve të lojërave të fatit, për të vërtetua nëse janë duke vepruar në harmoni me ligjin për  lojërat e fatit si dhe lojërat e ndalura me këtë Ligj.

Nga ky aktivitet ka rezultuar të mbyllen pesë (5)  njësi të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e  Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni janë konstatuar këto shkelje ligjore:

Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me  Ligjin  Nr. 04/L-080, konkretisht neni 70 paragrafi 2.7 dhe 2.8;

Ushtrimi i veprimtarisë pa licence, e paraparë me nenin 25 i ligjit Nr.04/L-080;
Ushtrimi i veprimtarisë me aparatë pa  licence përkatëse (kontrabanduara) ;


Gjatë aksionit janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës- Sektori i Akcizës,  4 aparate të tipit: 2 Kajot,  1 Merkur dhe 1 Apex, të cilat nuk kishin numër serik, që cilësohet si mall i kontrabanduar.

Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, per Lojërat e Fatit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)