29 Mars 2024

S&P: Rritja ekonomike e Turqisë do të jetë në nivelin 3,4 për qind

Ankara, 27 maj - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive Standard & Poor’s (S&P) bëri të ditur se kërkesa në rritje e konsumatorit do të mbështesë rritjen ekonomike të Turqisë.

Standard & Poor’s theksoi se parashikojnë që rritja ekonomike e Turqisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 3,4 për qind.

Agjencia vlerësuese në raportin e përgatitur në lidhje me Turqinë, përdorte shprehjen: “Konsumatori përforcon edhe një herë ekonominë turke. Por shpenzimet e kapitalit dhe eksporti duket në stanjacion. Sektori privat në stanjacion, çmimet e ulëta të naftës dhe popullsia e lartë e emigrantëve duket janë bërë përsëri faktori kryesorë i rritjes ekonomike të Turqisë”.

Në raportin e S&P theksohej se pritshmëria e inflacionit këtë vit parashikohej 8 për qind ndërsa vitin e ardhshëm 7 për qind.

Kurse niveli i papunësisë këtë vit në Turqi pritet të jetë 10,1% kurse vitin e ardhshëm 9,9 për qind. 

Në raportin ku parashikohet se deficiti buxhetor i Turqisë këtë vit do të jetë 4,25 ndërsa vitin e ardhshëm 4,1 për qind bëhet e ditur gjithashtu se modeli i rritjes së saj është ende i varur nga financimet e huaja dhe një ngadalësim i fuqishëm i rrjedhjes së kapitalit përbën rrezik për uljen e parabolës së treguesit ekonomik të Turqisë.

Kurse në lidhje me Bankën Qendrore të Turqisë, shkruhet: “Pritshmëritë e inflacionit bazë dhe objektiva e Bankës Qendrore për nivelin 5 për qind është ende e lartë. Nga ana tjetër, banka Qendrore kërkon të mbështesë edhe ekonominë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)