28 Mars 2024

Shkalla e papunësisë në Kosovë është 32.9 për qind

Prishtinë, 26 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes kësaj komunikate u ofron përdoruesve të statistikave zyrtare, rezultatet kryesore të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2015.

Anketa ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodes së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Ekonomitë familjare, të selektuara për anketim, përveç që kanë pas një anketim, ato kanë pas edhe tri rianketime sipas periudhës referuese.

Anketimet dhe rianketimet janë zhvilluar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare përmes laptopit.

Sipas rezultateve të kësaj ankete, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, 37.6 % janë fuqi aktive.

Sipas rezultateve të AFP-së 2015, shkalla e papunësisë është 32.9%, ndërsa shkalla e punësimit është 25.2%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt, 38.7%, ndërsa punësimi te femrat është 11.5%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

Sipas rezultateve të AFP-së 2015, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me fokus të veçantë te femrat. Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 28% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 72% kanë kontratë të  përkohshme.

Për realizimin e AFP-në 2015, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e  Eurostatit. ASK-ja këto të dhëna kryesore nga AFP-ja i publikon për shkak të interesimit të madh të përdoruesve të statistikave zyrtare, dhe shumë shpejtë përdoruesit do ta kenë edhe Raportin final, lidhur me detajet e të dhënave statistikore nga AFP 2015.

Me këtë rast, ASK-ja falënderon pjesëmarrësit dhe akterët e tjerë në realizimin e AFP-së 2015. Njëkohësisht, i bën me dije të gjithë përdoruesve të statistikave zyrtare se ASK-ja, brenda mundësive buxhetore, në vazdimësi po bën përpjekje për ngritjen e kapaciteteve për të publikuar statistika të qëndrueshme dhe sa më cilësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)