26 Prill 2024

Miratohet Propozim vendimin për rishikimin e buxhetit të komunës

Kaçanik, 25 maj -  Kuvendi i Komunës së Kaçanikut në mbledhjen e pestë me radhë për këtë vit, me shumicë votash miratoi Propozim vendimin për rishikimin e buxhetit të komunës për vitin 2016. Mbledhja u udhëhoq nga Kryesuesi i kuvendit komunal Xhelal Gashi, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi.

Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim para delegatëve komunal prezantoi rishikimin buxhetor komunal për vitin 2016. Sipas këtij rishikimi mjetet e lira nga nënshpenzimi në projektet kapitale, janë bartur në projektet që kanë kosto reale më të lartë nga ajo që është planifikuar fillimisht. Mjetet janë bartur edhe nga projektet kapitale të parapara për këtë vit, por që do të financohen nga donacione të ndryshme si nga ministritë e lindjes dhe donatorë të tjerë me bashkëfinancim të Komunës së Kaçanikut.

Buxheti i Komunës së Kaçanikut për vitin 2016, pas transfereve, ridestinimeve dhe harmonizimeve brenda programeve dhe nën-programeve buxhetore do të mbetet i pandryshuar në total 6,631,386.00 €.

Te Zyra e Kryetarit buxheti do të rritet: për 10,000.00€ te Subvencionet & Transferet dhe 1,000 € për Mallra e Shërbime. Buxheti te Zyra e Kuvendit Komunal do të zvogëlohet për 1,000 € te Mallrat dhe Shërbimet. Te Administrata dhe Personeli buxheti do të rritet në shumë prej 3,000.00 € te Mallrat dhe Shërbimet dhe zvogëlim i buxhetit te kategoria e Investimeve Kapitale prej 10,000.00€. Te programi Buxheti dhe Financat buxheti do të zvogëlohet te kategoria ekonomike e Mallrave e Shërbime ve në shumë prej 2,000 € dhe rritje të kategorisë ekonomike të Investimeve Kapitale prej 98,087.69€. Te Shërbimet Publike, Mbrojtja Civile dhe Emergjenca buxheti do të rritet për 5,000 € te Mallrat dhe Shërbimet, zvogëlim te kategoria ekonomike e Shpenzimeve Komunale në shumë prej 5,000€ dhe zvogëlim te kategoria ekonomike e shpenzimeve Kapitale në shumë prej 86,461.34€. Buxheti i Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të zvogëlohet te kategoria e Subvencioneve dhe Transfereve për 18,000 € , ndërsa rritje te Investimet Kapitale për 20,000.00 €. Te Planifikimi Urban dhe Mjedisi buxheti do të zvogëlohet të Mallrat dhe Shërbimet prej 1,000 € dhe zvogëlim të kategorisë se Investimeve Kapitale ne shume prej 21,626.35€ . Te programi buxhetor Arsim dhe Shkencë te nënprogrami i Administratës do të rritet buxheti për Mallra e Shërbime në shumë prej 1,250.00€. Te programi buxhetor Arsim dhe Shkencë te nënprogrami i Arsimit Fillorë do të zvogëlohet buxheti për Shërbime Komunale në shumë prej 1,250.00€.

Tahir Çaka(AAK) e vlerësoi raportin për rishikimin e buxhetit, ndërsa kërkoi që të ketë siguri për investimet nga donatorët në projektet e parapara, në mënyrë që të mos mbesin këto projekte kapitale të parealizuara për vitin 2016.
Nga ana tjetër Shukri Luta (BDK) kërkoi që të ketë ndarje racionale të buxhetit mes drejtorive përkatëse, kurse Selim Reka (LDK) kërkoi që investime të bëhen më shumë në fushën e arsimit. Ndërkohë Kemajl Murseli (PDK) vlerësoi kursimet komunale, ndërsa shtoi se është bërë një destinim i mirë dhe i duhur i mjeteve financiare. Drejtoria për Ekonomi Financa dhe Buxhet prezantoi para anëtarëve të kuvendit prezantoi edhe Qarkoren buxhetore- Procesi i Zhvillimit të Buxhetit të Komunës së Kaçanikut, për vitet, 2017-2019. Sipas kësaj drejtorie Qarkorja Buxhetore ofron udhëzimet e para te përgatitjes së buxhetit komunal, përfshirë këtu kalendarin kohor indikativ si dhe kufijtë fillestarë te financimit për komunat, për periudhën 2017 – 2019. Buxheti i përgjithshëm i planifikuar i Komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2017, i përcaktuar sipas Qarkores Buxhetore nr. 2017/01 me kufijtë fillestarë buxhetor në shumë prej 7,039,281.00 €.

Burimet e financimit të Buxhetit Komunal vijnë nga:
1. Granti I përgjithshëm 2,637,206.00€
2. Granti specifik I arsimit: 2,713,634.00€
3. Granti specifik për shëndetësi: 827,427 €
Total Financimi Qeveritar - Grantet: 6,178,267.00€ apo 87.77 % e përbërjes së buxhetit total dhe
4. Të hyrat vetanake që për këtë vit planifikohen të jenë: 861,014.00€ apo 12,23 % e total buxhetit.

KRAHASIMI ME VITIN 2016:
Sipas burimeve të financimit Grantet Qeveritare kanë shënuar rritje nga 5,921,714.00 € sa ishte në v.2016 në 6,178,267.00 € në v. 2017 apo në shumë totale prej 256,553.00 euro më shumë.
Ndërsa Të Hyrat Vetanake: për vitin 2017 janë përcaktuar ne lartësi prej 861,014.00 , bazuar në performancën e realizuar në vitet e fundit kemi edhe rritje te projeksioneve nga MF në shumë prej 151,342.00€ për dallim nga viti 2016.

Kuvendi i komunës unanimisht emëroi anëtaret e kuvendit Samira Burrniku dhe Fitore Luzha anëtare të Grupit punues për hartimin e Planit të veprimit për proces transparent të buxhetit si dhe unanimisht votoi për Propozim Vendimi për Ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, të Agim Gurit nga f. Nikaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)