24 Prill 2024

Ministri Abrashi, kryesoi takimin e radhës së Këshillit Ekonomik Social

Prishtinë, më 24 maj - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka kryesuar takimin e radhës së Këshillit Ekonomik Social. Në këtë takim është diskutuar për Ligjin e Punës, Ligjin për Këshillin Ekonomik Social, si dhe Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore.

Po ashtu është biseduar edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për të huajt, i cili është ende në proces dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të përfshihet edhe përcaktimi i kuotave për dhënien e lejeve të punës  për të huajt. KES-i ka marrë për obligim që të punojë në analizën e situatës aktuale, në mënyrë që të nxjerrë një rekomandim të duhur për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)