25 Prill 2024

Mbahet platforma e dialogut mes Investitorëve Evropian dhe Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 24 maj - Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjës për Stabilizim Asocim, është rritur nevoja për përmirësim të  klimës së bashkëpunimit mes bizneseve vendore si dhe Investitorëve Evropian me Qeverinë e Kosovës.

Këshilli i Investitorëve Evropian, për herë të parë organizon një platëformë të dialogut mes Investitorëve Evropian dhe Qeverisë së Kosovës, kjo njëherësh është ngjarja më e madhe deri më tani që EIC ka organizuar.

Te pranishëm do të jenë edhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë, Samuel Zbogar, Ministëra të digasterëve për zhvillim ekonomik, Ambasadorë të vendëve të ndryshme të Evropës si dhe udhëheqës të bizneseve më të mëdha evropiane që operojnë në Kosovë.

Dialogu për investime 2016, organizohet nga Këshilli i Investitorëve Evropian dhe mbështetet nga Qeveria e Kosovës si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i saj është që të lehtësoj hapjen e bisedimeve mes Investitorëve Evropian dhe përfaqësuesëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e një partneriteti të fuqishëm për një zhvillim të qëndrueshëm të të gjitha sektorëve ekonomik në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)