24 Prill 2024

Qytetarët ndihmojnë në luftimin e kontrabandës, evazionit dhe korrupsionit

Prishtinë, 23 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka njoftuar se gjatë këtyre muajve, është rritur besueshmëria e qytetarëve ndaj Doganës.

Thirrjet dhe lajmërimet e qytetarëve në Doganë janë rritur me 35% krahasuar me vitin e kaluar, pasi qytetarët tani besojnë se rastet e raportuara trajtohen me kujdes.

Përafërsisht 85% të rasteve të raportuara kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarë, dogana ka zbuluar disa raste të kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Gjatë kësaj periudhe, janë raportuar këto raste:
- 5 raste për telefona të kontrabanduar – të trajtuara
- 26 raste për lojëra te fatit – të trajtuara
- 9 raste për barna – të trajtuara
- 12 raste për duhan të kontrabanduar – të trajtuara
- 2 raste për alkool – të trajtuara
- 6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar – të trajtuara
- 4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija – të trajtuara
- 1 rast për droge – i trajtuar
- 35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore – të trajtuara
- 51 raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)

Do të jemi të pa kompromis në luftimin e kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)