20 Prill 2024

BB e MF zotohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Financave Avdullah Hoti  dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza u takuan sot me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore Franciskus August Godts, me të cilin  kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Bankës Botërore, duke përfshirë edhe perfromancën e portfolios së Bankës Botërore në Kosovë.

Të dyja palët në këtë takim u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm është i shkëlqyer dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore Franciskus August Godts po qëndron në Kosovë si pjesë e delegacionit të Bankës Botërore, me rastin e mbledhjes së Konstituencës në të cilën bënë pjesë edhe Kosova, që pritet të fillojë të premten më 06 maj 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)