26 Prill 2024

Porto Riko mund të paguaj dot borxhin prej 422 milionë dollarë

Porto Riko, 3 maj - Guvernatori i Porto Rikos tha se ishulli nuk është në gjendje të paguajë këstin prej 422 milionë dollarësh të hënën dhe shton se për këtë  Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht për t’u fajësuar.

Guvernatori Garcia Padilla tha se nuk dëshiron një paketë shpëtimi dhe se kishte kërkuar ristrukturimin e borxhit ekzistues.

Porto Riko është territor amerikan dhe ristrukturimi i borxhit  duhet të miratohet nga Kongresi amerikan, por politikat partiake e kanë bllokur miratimin e ligjit.

Porto Riko  ka dështuar edhe më parë për të bërë pagesa, por kësti i të hënës është më i madhi dhe përfshin borxhin e dhënë nga investuesit e Wall Streetit.

Analistët  thonë se ky territor amerikan, me një borxh të përgjithshëm prej rreth 70 miliardë dollarësh, në thelb ka falimentuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)