19 Prill 2024

Qeveria zbaton kontratën kolektive për përvojën e punës

Prishtinë, 1 maj - U bënë një vit prej se Qeveria Mustafa ka filluar së zbatuari kontratën kolektive për pagesën e përvojës së punës për të punësuarit në sektorin publik.

Në vitin 2015, janë pagur rreth 31 milion euro për përvojën totale të punës për të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, rrogat më 2015 janë rritur mesatarisht 7%. Kjo rritje e pagave është reflektuar në rritje të plotë të fuqisë blerëse, pasi viti 2015 u karakterizua me rënie të çmimeve të konsumit prej -0.5% (sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës). 

Të premten, më 29 prill 2016, në përputhje me kontratën kolektive, Ministria e Financave ka paguar rrogat me rritje prej 0.5% edhe për një vit shtesë të përvojës së punës. Shuma totale gjatë këtij viti që do të paguhet për përvojën e punës është rreth 2.6 milion euro. 

Ministri i Financave Avdullah Hoti falenderon sindikatat për bashkëpunimin  dhe konstruktivitetin e treguar gjatë kësaj periudhe.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të quar përpara dialogun social. Këshilli Ekonomik-Social është shndërruar në një organizëm të rëndësishëm konsultativ, ku zhvillohen politikat sociale dhe avancohet agjenda sociale në përputhje me praktikat më të mira të bashkëpunimit në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve, me Qeverinë si palë ndërmjetësuese

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)